Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Berisha refuzoi të shkelte Kushtetutën dhe u ndëshkua. Kthimi i vulës nuk e zgjidh

Lela: Berisha refuzoi të shkelte Kushtetutën dhe u ndëshkua.

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaron se pas kthimit të vulës dhe logos në Partinë Demokratike, anomalia e radhës është moslejimi i kthimit të liderit të opozitës në Parlament, si dhe burgosja politike e tij.

Në Syri tv, ai thotë se kur lideri demokrat, Berisha refuzoi të shkelte Kushtetutën, ai u ndëshkua për këtë, ndaj kthimi i flamurit dhe simboleve në shtëpi nuk e zgjidhin.

Lela: Kjo është anomalia e re pas një normaliteti të pjesshëm dhe të përkohshëm që është kthimi i flamurit dhe simboleve demokratike në shtëpi tek i zoti.

Izolimi dhe burgosja politike e shefit të partisë që mori flamurin e simbolit krijon hendekun e madh të anomalisë, krijon majën e aksionit të ri opozitar për të sotmen, të nesërmen, deri sa kjo të zgjidhet.

Kjo duket si një kthim i legalitetit dhe normalitetit por në të njejtën kohë nuk është, pengesa vazhdon të jetë e madhe dhe vazhdon të jetë një parti dhe një opozitë e cila e ka padrejtësisht liderin e burgosur.

Liderin, që ka një çështje që ka marrë 3 vjet për tu marinuar në arkivat, në sirtarët dhe në ndërgjegjet e SPAK.

Dhe ndërkohë po bëhen 6 muaj që kur Sali Berisha është izoluar pa një akuzë, pra shkelja është e dyfishtë ose e trefishtë pasi si deputet Berishës nuk mund t’ja kufizosh lirinë dhe këtë e thotë Kushtetuta, nuk e them unë.

Kushtetuta e thotë qartë që një deputeti nuk mund t’ja kufizosh lirinë pa kaluar nga Parlamenti.

Kur Berisha refuzoi të shkelte Kushtetutën, ai u ndëshkua për këtë, pra është një grotest i madh, të cilin kthimi i flamurit dhe simboleve në shtëpi nuk e zgjidhin.

Shkeljet e njëpasnjëshme vazhdojnë të jenë aty dhe duhet t’i shohim t’i themi, t’i përsërisim, gjersa normaliteti të kthehet i plotë.

Të fundit