Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: ‘Paketa e Maleve’ mashtrim i Ramës për gegët në diasporë

Lela: ‘Paketa e Maleve’ mashtrim i Ramës për gegët

Drejtori i Zyrës së Shtypit të PD, Alfred Lela, ka reaguar me ironi ndaj premtimit të Kryeministrit Edi Rama për diasporën veriore, të njohur si ‘Paketa e Maleve’.

Sipas tij, ky premtim nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të tërhequr kapitalet e shqiptarëve të larguar, duke i ftuar të investojnë në rikonstruksionin e kullave dhe ndërtimin e bujtinave, si dhe për të mbajtur familjet në emigracion.

Lela thekson se ekonomia e ndërtuar mbi premtime të tilla të paqëndrueshme është një mashtrim që nuk ka precedent në asnjë vend tjetër.

Ai ironizon faktin që, ndërsa qeveria e Ramës nuk ka bërë asnjë investim serioz në veri, përveç emërimit të figurave të errëta nga bandat e tranzicionit si deputetë, premtimet për zhvillim ekonomik janë një iluzion.

Postimi i plotë: 

‘Paketa e Maleve’ eshte premtimi i Kryeministrit per geget ne Diaspore. Dmth sillni ju parate tuaja, rregulloni kullen e te pareve, beni bujtina-madje me keta leke mbani edhe familjare ne Itali apo Greqi-aq shume do beni.
Politika ekonomike me pinokiane nuk mbahen mend ne bote.
Per Veriun qeveria e tij, asnje investim pervec marrjes publike te fytyres duke u caktuar deputete ‘kreshniket’ e bandave te tranzicionit.
Ne Diber shkojne me rrugen e Enverit, ne Shkoder me te Metes, ne Kukes e verilindje me te Berishes.
Turlirrena me e madhe qe shpresoj qe shqiptaret ne Diaspore te mos e hane: ben sikur po konkuron per KM per here te pare, jo sikur ka tre mandate ne krye te puneve.

Të fundit