Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Italianët e kanë kuptuar se qeveria Rama për interesin e vet dëmton edhe vendin fqinj

Lela: Italianët e kanë kuptuar se qeveria Rama për interesin e

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka folur për ndikimin e reportazhit të Rai3 te opinioni italian dhe jo vetëm.

Në Syri tv, Lela tha se italianët e kanë kuptuar se në Shqipëri ka një qeveri që për interesin e vetë ekonomik-politik-financiar-klanor është gati të bëjë lëshime që në dukje duket sikur dëmtojnë vetëm Shqipërinë, por në plan më të gjerë dëmtojnë edhe vendin fqinj.

Lela theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha, këtë fenomen të narkoshtetit shqiptarë e ka denoncuar që në vitin 2013 me anë të Facebook-ut të tij dhe prej 6 muajve të fundit, nga dritarja e re e izolimit politik.

LelaSuksesi ka të bëjë me gjetjen e një filli të interesit publik. Vetëm kur narkoshteti shqiptarë rrezikoi brigjet përballë vetëm atëherë patëm një ndërgjegjësim apo zgjim të ndërgjegjes gazetareske civile italiane.

Janë politikanët shqiptarë, qeveritarët shqiptarë, Rama me kompani, që e kanë iniciuar këtë urë të së keqes të marrëdhënies mes dy vendeve, por aty ka dhe personazhe italianë që nuk i bëjnë nder as Italisë.

Italianët e kanë kuptuar, se në Shqipëri ka një qeveri që për interesin e vetë ekonomik-politik-financiar-klanor është gati të bëjë lëshime që në dukje duket sikur dëmtojnë vetëm Shqipërinë, por në plan më të gjerë dëmtojnë edhe vendin fqinj.

Kanabizimi ka edhe atë komponentin italian, ku gjenerali Lisi ka marrë të dhuruara 30 mijë metra katrorë tokë në mënyrë krejt ë dyshimtë nga personazhe të njohura ndërkombëtarisht në botën e trafikut.

Kjo është edhe një kujtesë për eksponentë të opozitës, kryesisht të Sali Berishës që i ka denoncuar që herët këto që në 2013 dhe ja ku jemi sot 11 vite më vonë duke duartrokitur një reportazh të Rai-it por ndërkohë duhet të duartrokasim edhe opozitën që në dritaren e Facebook të Sali Berishës dhe prej gati 6 muajsh në dritaren e re të izolimit politik po të Sali Berishës.

Të fundit