Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Kodi Penal i Ramës është rikthimi i shtet-rrethimit ndaj fjalës së lirë

Lela: Kodi Penal i Ramës është rikthimi i shtet-rrethimit ndaj

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, i cili parashikon dënime me burg për gazetarët që publikojnë të dhëna konfidenciale apo komentojnë vendimet gjyqësore.

Duke folur në Syri tv, Lela e cilësoi këtë si një “rikthim të një sprove të vjetër të Edi Ramës”, duke e krahasuar me paketën e shpifjes që nuk kaloi më parë në Kuvend.

Sipas tij, kjo është një tentativë për të vendosur fjalën e lirë në gjendje shtet-rrethimi dhe për të rikthyer censurën me kostum të ri, por me qëllime të vjetra.

 Lela: Dua të them që është rikthimi i një sprove, një përpjekje e vjetër e Edi Ramës, e cila në fillim u quajt ‘paketa e shpifjes’, por u stërmundua debateve në Kuvend, organizatave ndërkombëtare dhe nuk kaloi. Kjo mua më duket një formë tjetër, një shpikje për të futur nga dritarja atë që nuk u fut dot nga dera dhe kjo është njëra nga përpjekjet për të liruar dhunën. Pra, për të bërë dhunë në fillim dhe pastaj për të shpikur një ligj dhunës.

Është sigurisht një përpjekje për të...se kur e dëgjon kështu, mendon që tani ne që shkruajmë dhe që komentojmë çfarë duhet të bëjmë? Të mos shkruajmë e mos komentojmë? Të rrimë? Pra, arena e debatit publik duhet të ulë automatin, duhet të fikë çelësin, se mos preket dinjiteti i gjyqtarit,  i gjyqtarëve, i prokurorëve. Është pak, jo pak, por shumë ulëritëse si përpjekje për të vendosur në gjendje shtet-rrethimi kundër fjalës së lirë, apo për të vendosur lirinë e shprehjes në shtet-rrethim.

Kujtuam se kjo u la pas në ’90-’91. Kjo ishte beteja e madhe që u bë në ato vite të ngjizjes së lirisë dhe demokracisë në këtë vend, por gjithmonë rikthehet me kostum ndryshe por me të njëjtat qëllime.

Për të përdorur terminologjinë e vetë zotit Rama. Analizat e gazetarëve, të paktën një pjesë e tyre, duhet thënë jo e vogël, jo cilësore dhe jo e pazëshme. Janë të vetmit ‘qen’ që ai nuk ua mbyll dot gojën. ‘Qenve të qeverisë, ua ka mbyllur. ‘Qenve të drejtorive, ua ka mbyllur. Ju e patë në turin e shkarkimit të ‘qenve’ në turin e mbarë atdheut, sikur të ishte edhe kryebashkiaku i shqipërisë, përveçse kryeministri i Shqipërisë. Në shkelje të kartës së autonomisë vendore, në shkelje etike, në shkelje të ligjit. Por e bëri për të shkarkuar ‘qentë’ që vetë i ka ngarkuar.  

 

© SYRI.net

Të fundit