Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lela: Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese po veprojnë me të njëjtën dorë politike, atë të Edi Ramës

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka deklaruar në Syri TV se Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese po veprojnë sipas të njëjtit vullnet politik, duke ngritur dyshime serioze për një dirigjim të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Leles, shtyrjet e përsëritura të vendimeve dhe trajtimi i ndryshëm i kërkesave të drejtësisë për heqjen e mandateve dëshmojnë se ndarja e pushteteve në Shqipëri është shndërruar në një formalitet, ndërsa vendimmarrja reale është përqendruar në një dorë të vetme.
Lela: Ajo që është pikëlluese, mendoj unë, është përkimi i aksionit, i vendimeve ose i sjelljes që është e njëjtë mes Kuvendit, i cili udhëhiqet nga Rama, dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila bën atë që bën Kuvendi. Pra, pikëllimi është tek dyshimi nëse këto dy trupa udhëhiqen nga Rama, sepse shtyhen për të disatën herë dhe duket sikur, të paktën ky është dyshimi, ka një përpjekje të këtyre dy trupave, pra të Gjykatës Kushtetuese dhe të shumicës në Kuvend, që është e Partisë Socialiste dhe e qeverisë së Edi Ramës, për të tejkaluar afatet, për të shtyrë në kalendrat greke, pra sa më gjatë dhe sa më larg të jetë e mundur, atë që është një çështje e pastër. E pastër, të paktën në mënyrën se si është sjellë parlamenti me kërkesat e tjera të SPAK-ut apo të GJKKO-së për të hequr mandatet.
Në daç Tahirin, në daç Ahmetajn, apo sidomos zotin Berisha. Pra, ka qenë një sjellje e qartë, e prerë dhe e shoqëruar edhe me deklarata politike nga kryetarët e grupeve parlamentare, nga Rama vetë, se si sillet kjo shumicë, e cila, sipas Ramës, deri dje ka bërë reformën në drejtësi, me kërkesat e drejtësisë së re për mandatin e deputetëve. Kjo sjellje është përmbysur kësaj here. Ndryshimi është i katërcipët dhe është ajo që të gjithë po e shohim. Në thyerje dhe në rrezikim të afateve kushtetuese, Kuvendi sidomos po e tërheq zvarrë çështjen. Komisioni i mandateve nuk preferon të mblidhet dhe ja ku jemi: është hera e dytë që Gjykata Kushtetuese e shtyn kërkesën e GJKKO-së për të ndaluar me arrest zëvendëskryeministrin.
Kjo do të zgjidhet me të gjitha mënyrat që ia lejon vetes mazhoranca. Pra, ky është kuptimi i kësaj. Kjo nuk është procedurë në vetvete, nuk është një përpjekje e ligjvënësve apo e ligjzbatuesve për të gjetur thjesht të meta apo vrima në sistem, ato që quhen loopholes. Ky është një vendim politik. Sa kohë që vendimi politik është demonstrim i një politike që nuk është e herës së parë, por është e përhershme e qeverisë së kryeministrit Rama, po kështu do të jetë dhe, fatkeqësisht, mbetet konstatimi, vërejtja, kritika dhe habia se si sillet me këtë që ndodh secili në mënyrën e vet.
Por fakti është ky: jemi një republikë tashmë e provuar që nuk funksionon sipas zinxhirit dhe ndarjes së pushteteve, sipas ligjit, rregulloreve dhe Kushtetutës. Kushtetuta funksionon sipas orekseve dhe nevojave të kryeministrit. Kjo është e qartë dhe shembulli i Ballukut e ilustron më qartë se çdo gjë tjetër, për arsyen se pas Ballukut është Rama dhe pas Ramës është Balluku. Pra, fati i tyre është i lidhur me kërthizën e përbashkët të korrupsionit, që shtrihet sidomos te tuneli i Llogarasë, ku gjurma, firma dhe vendimi janë të të dyve. Madje, është e saktë të thuhet se përgjegjësi kryesor është Rama, sepse Rama është kryeministri dhe Balluku zëvendëskryeministrja. Edhe në hierarki, epërsia i takon Ramës që ta marrë peshën e madhe të asaj që ka ndodhur dhe prandaj po i vjen edhe mbrojtja kësaj here zonjës Balluku, ndryshe nga ç’ka ndodhur me Ahmetajn, Veliajn, Tahirin, Beqajn dhe shumë të tjerë. Këtë mbrojtje Ballukut ia siguron Rama, sepse Rama ka hallin e vet.
Nuk është lënë të shkohet te mbrojtja. Kjo duhej të ishte çështje e jurisprudencës, por nuk është lënë të jetë e tillë. Pushteti politik, Rama, nuk e ka lënë që kjo të bëhet çështje e jurisprudencës, të shkojë në kanalet përkatëse, në kanalet e duhura, ku të dëgjojmë prokurorinë, mbrojtjen, gjykatën dhe të presim vendimin. Është thyer rituali i jurisprudencës për shkelje politike dhe, sigurisht, kur çizmia e madhe e pushtetit është gjithandej mbi atë që ka ndodhur dhe ka ndërprerë atë që duhej të kishte ndodhur, pra të lihej jurisprudenca të fliste, debati do të jetë për thyerjen dhe për çizmën politike mbi këtë. Nuk mund të ishte ndryshe.
Nuk mund të shkonte shkelja në një krah dhe debati të ishte në krahun tjetër. Imagjinoni opozitën apo kritikët që të flisnin për çfarë ka në dosje. Opozita i ka thënë këto para se dosja të bëhej publike, madje para se të ngarkohej me akuzë nga prokuroria. Tani opozita po mbron çështjen aty ku ajo ka mbetur: te një vullnet politik ose te një uzurpim i të gjitha pushteteve nga pushteti kryeministror. Unë mendoj se nuk mund të ishte ndryshe. Sa kohë që bllokada është politike, edhe debati do të jetë politik.
Sigurisht, nëse e vutë re, edhe datat dhe kronologjia e protestave janë ngushtuar. Ishte 24 janari, më 10 është e radhës dhe shumë shpejt pas saj do të jetë edhe tjetra. Po ngushtohet kalendari i protestave dhe këto janë të lidhura. Jo vetëm mënyra se si u soll policia në protestën e fundit, por edhe fakti që te Kryeministria nuk janë hequr hekurishtet që mbulojnë dyert dhe fasadën. Përballja qeveri–opozitë ka hyrë në një fazë krejt tjetër, krejt të re, dhe kam përshtypjen se e përshkruan më së miri ajo që kryetari i opozitës, Berisha, tha në protestën e 24 janarit, kur foli për “kilometrin e fundit”. Kjo kronologji, ky përshpejtim dhe intensifikim i aksioneve opozitare e tregon pikërisht këtë. Gjithçka ka ndryshuar dhe gjithçka mund të pritet në këtë kontekst.
Sa i takon sjelljes së mazhorancës, ajo është ajo që ka qenë gjithmonë. Po marr shembullin e komisionit të mandateve: e njëjta sjellje si në komisionin e reformës territoriale. Kemi një instrument, bëjmë sikur kemi vullnetin për ta përdorur dhe, në të njëjtën kohë, me çdo mjet shmangim funksionimin e tij. Këtë lojë të mazhorancës e kemi parë të luhet sipas nevojave politike të kryeministrit. Parlamenti dhe komisionet e tij nuk janë gjë tjetër veçse leva të nevojave politike të Ramës. Edhe seancat parlamentare i keni parë si zhvillohen: kur hapen, kur mbyllen, sa zgjasin. Kur Rama është aty, me një lëvizje të vetullave apo të gishtit merren vendimet. Në këtë kuptim, parlamenti është një shtojcë e tekave dhe jo dhoma më e lartë përfaqësuese e vullnetit të sovranit. Kjo është e qartë. Dhe kjo teori, retorika e Taulant Ballës…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38