Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: LaCivita u inkurajua të punonte me Berishën pavarësisht non-gratës

Lela: LaCivita u inkurajua të punonte me Berishën pavarësisht

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka folur pas ardhjes së Chris LaCivita, strategut të fushatës së Donald Trump për të ndihmuar opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela theksoi se LaCivita e ka pranuar me entuziazëm ftesën për të punuar me Sali Berishën, pavarësisht statusit të tij “non grata” nga SHBA.

“LaCivita ka thënë se ‘non grata’ e Berishës e inkurajon dhe donte të vinte edhe për këtë. Ai e ka bërë një betejë me një ‘non grata’ të establishmentit në Amerikë, me Donald Trump, ndaj donte ta ndihmonte edhe një të ngjashëm të tijin, Sali Berishën,” tha Lela.

Të fundit