Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Mandati i Yuri Kim në Shqipëri, cinik në raport me opozitën

Lela: Mandati i Yuri Kim në Shqipëri, cinik në raport me

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela e ka cilësuar mandatin e ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë, cinik në raport me opozitën.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Lela tha se tha se cinizmi i Kim nuk vihet re vetëm te Berisha apo 3-4 eksponentë, por tek opozita në tërësi.

Ai theksoi se ishte hera e parë që regjistrohet një rënie e atij që quhet proamerikanizëm solid. Sipas Lelës, nuk ka ndodhur kurrë që të kishte një rënie të pëlqyeshmërisë në opinionin publik.

“Për herë të parë dhe si asnjëherë më parë, ka një rënie dhe e konsideroj fatkeqësi ka një rënie të kuotave, përqindjeve të asaj që mund të konsiderohej në proamerikanizëm solid, dhe ka qenë më i larti në botë për dekada me radhë.

Unë nuk shoh dot kënd tjetër kontribuues përveç se profilit dhe sjelljes jo diplomatike të ambasadores së larguar, zonjës Kim. Kjo do të ishte ajo qershia e kalbur mbi tortë për aktivitetin e saj për gjatë mandatit. Pra një mpakje, një tkurrje të një pëlqyeshmëri solide të opinionit publik shqiptar, për amerikën, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe për përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri.

Nuk ka ndodhur kurrë, kjo është hera e parë dhe duhet sigurisht të piketojmë atë që ka qenë në krye të punëve në këtë mandat dhe është ambasadorja. Ka etapa të tjera që kanë çuar në rënien e pëlqyeshmërisë ose e proamerikanizmit.

Kjo ishte vula e fundit e cinizmit mbi një mandat i cili ka qenë krejtësisht cinik në raport me opozitën, e kur themi opozitën nuk themi Sali Berisha, apo 3-4 eksponentë. Kur themi opozita kemi thënë në zgjedhjet e parafundit rreth 650 mijë vota dhe në zgjedhjet e fundit fare, mbi gjysëm milionë vota.

Në këtë kuptim mund të thuhet se zonja Kim e ka pasur cinizmin edhe me këtë trupë të madhe qytetarësh shqiptarë”, tha Lela.

Të fundit