Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Maxhoranca bleu votat dhe dekurajoi pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime

Lela: Maxhoranca bleu votat dhe dekurajoi pjesëmarrjen e zgjedhësve

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një lidhje për studion e lajmeve në MCN Tv, Lela tha se maxhoranca ia doli ta merrte edhe këtë herë pushtetin vendor me shit-blerje votash, intimidime dhe thirrje për të mos dalë në votime.

“Edhe një votë e vetme të jetë manipuluar ia vlen që për të të vihet kuja. Nuk e di se sa vota blejnë kaq km asfalt apo investime të caktuara paraelektorale, por di që kursi ka qenë 300-500 euro. I mbani mend thirrjet e vazhdueshme të kryeministrit përgjatë fushatës, të mos dilnin në votime. Ka pasur intimidime për të dekurajuar pjesëmarrjen në votime. Kjo ka çuar në këtë pjesëmarrje të pazakontë, më e ulëta në historinë pas viteve 90. I gjithë teatri politik është akorduar në mënyrë të tillë që t’ua bëjë votuesve daljen në votim, në mos të pamundur, të paktën të padëshiruar”, tha Lela.

Pavarësisht humbjes, Lela tha se koalicioni opozitar duhet të rritet dhe “Bashkë Fitojmë” është një kauzë që mbetet. Ai tha se hapi i parë që do të ndërmerret pas zgjedhjeve është mbledhja e forumeve.

“Koalicioni vijon. Bashkimi opozitar nuk mund të mpaket, duhet të rritet. Opozitarët duhet të bashkohen, jo të ndahen. Bashkë fitojmë është kauzë që mbetet. Shqiptarët duhet të votojnë të lirë, pa ndërhyrje të shtetit apo të bandave. Hapi i parë është mbledhja e forumeve. Forumi i PD dhe i PL do të ketë më pas konsultim për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Lela.

Të fundit