Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Me atë që pamë sot, Shqipëria vështirë të quhet Republikë Parlamentare

Lela: Me atë që pamë sot, Shqipëria vështirë

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaron se burgosja e Ervin Salianjit u bë në mënyrë djallëzore.

I ftuar në Syri tv, Lela tha se është paradoksale dhe absurditet të vendosësh në të njëjtin burg, denoncuesin e krimit me kriminelët.

Për Lelën, ajo që ndodhi sot edhe me Kuvendin e Shqipërisë dhe përfshirjen e Policisë brenda oborrit të këtij institucioni, tregon se tashmë Shqipëria vështirë se mund të quhet Republikë Parlamentare.

"Nuk duhet të ishte farëe Salianji në burg. Diskutimi ende për një rast të tillë, ai s’është vetëm deputet, është nënkryetari i PD, anëtar i saj.  Salianji s’është i pari i kësaj partie që sheh burgun dhe izolimin politik. Rrethanat të detyrojnë të bësh debatin sipas rrethanave. Për njerëz me cilësi të veçanta, detyrave që kanë pasur ose kanë, mund të mos ketë një burg, por një sesion të  posaçëm mund ta ketë.

Për të gjitha llojet e arsyeve, s’mund t’i lësh të gjithë bashkë, se bie në paradokse. S’mund të lësh bashkë kriminelët me një që ka thënë të vërtetën.  Bëhet absurde e gjithë situata.

Është djallëzore që Salianji është aty. Është bërë me djallëzi, s’është rastësi. Rama thotë unë jam mbreti, e ju të gjithë jeni të barabartë, ekriminelët e mi, gardianët e mi etj,. . Me atë që pamë sot nuk e di çfarë Repubklike jemi. Ndoshta Republikë garde ose policie", tha Lela. 

Të fundit