Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Ministri i Brendshëm ndalon pajisjet e fushatës së PD-së, por tonelatat me dr*gë u kalojnë nën hundë

Lela: Ministri i Brendshëm ndalon pajisjet e fushatës së

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela denoncoi Ministrin e Brendshme se ka urdhëruar ndalimin e pajisjeve të fushatës së PD, me pretendimin se nuk kanë pasur leje për të zhvilluar protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

Lela i kujton ministrisë se nën hundë i kalojnë tonelata me drogë dhe kapen me foninë dhe mikrofonin e PD.

"Operacion blic i Ministrit te Brendshem: kapen pajisjet e fushates se Berishes
Ministri i te Perbrendshmeve pa Pune qe Erêvjen Hoxhe, paska dhene urdher te ndalohen pajisjet e fushates se PD si foni, pult regjie etj.,
Keto mjete perdoren ne takimet e Doktorit dhe evente te tjera te PD ne Tirane apo rrethe.
Justifikimi eshte se nuk ka patur leje per protesten te Bashkia sot. Ne fakt protestat njoftohen, nuk kerkohet leje dhe kjo eshte bere.
Trimeri e madhe e ketyre qe u kalojne nen hunde tonelata droge, por kapin fonine dhe mikrofonin e Partise Demokratike.
Tani pres vetem t’i njoftojne me te madhe si sekuestrim i pasurive te krimit te organizuar dhe ti trumbetojne si goditje e suksesshme!", shkruan Lela.

Të fundit