Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Në Shqipëri ka muze për persekutorët, por jo për të persekutuari

Lela: Në Shqipëri ka muze për persekutorët, por jo për

Drejtori i Medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka folur për festimet e sotme në lidhje me 29 nëntorin.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Lela u shpreh se në Shqipëri tani pas 30 vitesh ka muze për persekutorët, por jo për ata që u persekutuan.

Sot ka muze të persekutorëve, por nuk ka muze të të persekutuarve. Për Tepelenën u bë një zhurmë e madhe për idenë e kampit të Tepelenës, që të kthehej në muze.

Pati një zhurmë të madhe nga njerëz të pushtetit apo të lidhur me pushtetin, që të gjitha ngjyrat i çojnë tek e kuqja e komunizmit në kundërshtim të hapur, flagrant, të fortë kundër kësaj ideje.

Kjo është e rrezikshme.

Një vend që ka 30 vite pas rënies së komunizmit, ka muze të persekutorvë dhe nuk ka asnjë muze të të persekutuarve, gjërat në këtë vend kanë shkuar keq.

Dhe përballë kësaj, Kisha Katolike me shumë të drejtë duke qenë një nga zërat e fundit dhe të vetmit të ndërgjegjes së mbetur, e ka ngritur zërin.

Shoqëria civile hesht, dhe nuk shqetësohet për gjëra që janë me të vërtetë fondamentale që kanë të bëjnë si me shtetin, me kombin dhe të ardhmen e vendit’, tha Lela.

Të fundit