Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Parullën e PS “deputeti që duam” e kanë shpikur bandat, Rama është prijësi

Lela: Parullën e PS “deputeti që duam” e kanë shpikur

Drejtori i komunikimit dhe shtypit në PD, Alfred Lela ka deklaruar se parulla e socialistëve “Deputeti që duam” është ideuar nga bandat të cilët kanë çuar në Parlament ato figura politike që në fatk  nuk duhej të ishin

Në një lidhje direkte për “Kafe Shqeto”, Lela iu referua rastit “Çyrbja” duke thënë se bandat zihen kush do e pozicionojë më lart deputetin në listë.

“Si në shumicën e operacioneve politike që ka bërë këto 12 vitet e fundit parta socialiste ose Rama është më shumë në kuadrin e një paketimi i cili tenton te jetë  i bukur, por nuk prodhon.

Kjo sepse listat që kemi parë të paktën deri më tani vetëm nëse surpriza është lënë surprizë për këtë  vit, ka qenë dhe herën e fundit ‘Deputeti që Duam’ dhe në parlament kemi parë as ata që nuk duam, as ata që nuk duhen.

Disa prej tyre i kemi parë edhe në dosjen ‘Metamorfoza’ duke i zënë prita njëri-tjetrit, kështu që kjo është pak përshesh kjo punë sepse po të më pyesësh mua socialistët vetë pavarësisht ngjyrës, edhe më shumë sepse parulla e bukur ‘deputeti që duam’ nuk është përputhur me ata që nuk kanë hyrë në parlament.

Pastaj  pyetja vijon kush i do dhe kush i fut këta deputetë në parlament? Rasti i Çyrbjas është flagrant, pra a janë bandat që e kanë shpikur këtë parullën e ‘deputetit që duam’.

Te ky rast kemi parë dy banda që zien se kush e pozicionon më lart deputetin e vet në listën e Durrësit dhe meqë ra fjala, është prijës edhe vetë Rama.

Të mos e marim shumë seriozisht deputetin që duam të PS sepse futet një normal dhe 10 të tjerë nga ata ngjyrën dhe shijen e tyre e kanë ashtu siç folëm”, tha Lela.

Të fundit