Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Rama e ka kthyer parlamentin në Kuvend të derës së pasme, tani kemi një Republikë të Gardës

Lela: Rama e ka kthyer parlamentin në Kuvend të derës së

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka komentuar protestën e djeshme të opozitës dhe tensionet në Kuvendin e Shqipërisë.

I ftuar në Syri tv, Lela tha se dje pati një përgjigje nga protesta e qytetarëve të grumbulluar, duke treguar se mosbindja civile edhe pse shpesh herë është etiketuar si e pafuqishme është në rrugën e vet për të arritur rezultatet e veta.

Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë kthyer parlamentin në Kuvend të derës së pasme. Është e pavend dhe e dhimbshme, por ky është fakt dhe mbi këtë fakt do të duhet të diskutojmë, siç duhet të diskutojmë mbi faktin tjetër që ne kemi pasur një Gardë të Republikës, tani kemi një Republikë të Gardës.

Prania e gardës, e forcave të armatosura aty, nuk e di për ta mbrojtur parlamentin nga çfarë është një dhunim sistematik dhe sistemik i rendit parlamentar në Republikën e Shqipërisë. Të gjitha këto janë shkelje, abuzime, paligjshmëri dhe turpe të Ramës dhe mazhorancës së së tij.

Patëm dje një përgjigje nga protesta e qytetarëve të grumbulluar, të cilët më pas marshuan edhe tek ‘Rrugica e Shpresës’ që tregon se mosbindja civile edhe pse shpesh herë është etiketuar si e pafuqishme është në rrugën e vet për të arritur rezultatet e veta’, tha Lela.

Të fundit