Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Rama nuk i beson Manastirliut, ndaj po “blindon” Tiranën

Lela: Rama nuk i beson Manastirliut, ndaj po “blindon” Tiranën

Drejtori i Komunikimit të PD-së Alfred Lela ka komentuar ndryshimet e Ramës të prezantuara në Asamblenë e PS dhe ‘blindimin’ që i bëri kryeqytetit.

Në “Top Story” në Top Channel, Lela tha se Rama nu ki beson Ogerta Manastirliu si candidate për Tiranën, madje e sheh atë të dobët në garë, ndaj ka vendosur të blindojë kryeqytetin.

“Ka një kontradiktë me atë që Rama përpiqet të përcjellë, që është forca dhe fitorja e thellë. Këtë frikë e pasqyron me Tiranën. Poshtë kësaj frike fshihen disa gjëra. Do diskutojmë së pari se përse e ka blinduar Tiranën në mënyrë të tillë. E para, nuk ka besim te Ogerta Manastirliu. E ka grua, ashtu siç ia ka ënda atij, të zgjedhë. Rama mendon se ka një kandidate të dobët në Tiranë. Kontradikta e dytë është që opozita nuk ekziston në narrativen e Ramës. Kuptohet që Rama e ka një frikë. Tani a është 50% Ogerta dhe 50% opozita dhe kandidati i saj… Besoj se Florian Binaj do qëndrojë si kandidat”, u shpreh Lela.

Të fundit