Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Rezoluta e PS nuk trajton dy shqetësimet e opozitës, zgjedhjet dhe shpopullimin

Lela: Rezoluta e PS nuk trajton dy shqetësimet e opozitës, zgjedhjet

Drejtori i Komunikimit në PD, njëherësh analisti Alfred Lela komentoi votimin e rezolutës antikorrupsion nga mazhoranca e Edi Ramës sot në Kuvend. 

I ftuar në Neës 24, Lela tha se rezoluta e votuar vetëm nga socialistët nuk trajtonte dy nga shqetësimet e opozitës, zgjedhjet dhe shpopullimin.

Sipas tij, PS nuk ka dëshmuar se do të luftojë korrupsionin, pasi janë dy Komisione Hetimore në Kuvend (Komisioni Hetimor për TIMS dhe ai për Shëndetësinë) dhe qeveria ka bërë gjithçka që të pengojë punën e këtyre Komisioneve.

"Rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS nuk i ka dy shqetësimet kryesore, zgjedhjet dhe shpopullimi. 

Nëse e do opozitën për tu ulur, duhet të shfaqen edhe shqetësimet e saj. Sot je në diktaturë, je në Rusi pasi ke burgosur iderin e opozitës dhe mban peng vulën e PD.

Rama kërkon ta luftojë korrupsionin me Rezolutë. Janë dy Komisione Hetimore në parlament. PS po bën gjithçka për të mos lënë komisionet të funksionojnë siç duhet. Ai i ka aty, të vërë të gjitha burimet në funksion të Komisioneve Hetimore. I ka dy Komisione Hetimore aty dhe ta dëshmojë se bën gjithçka që të hetohet korrupsioni. Ky nuk do që të dalë sheshit korrupsioni, se janë pas korrupsionit shokë të kryeministrit.", tha Lela ndër të tjera. 

 

Të fundit