Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Sot në Shqipëri nëse kundërshton qeverinë, rrezikon burgun

Lela: Sot në Shqipëri nëse kundërshton qeverinë,

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka komentuar çështjen e dënimit të Fredi Belerit.

I ftuar në Syri tv, Lela tha se sot në Shqipëri ka të burgosur politik dhe nuk mund të jesh opozita sepse po u apasionove pas opozitarizmit dhe kundërshtimit të qeverisë rrezikon burgun.

Rama e ka përdorur këtë ndërkohë, kujtoni Dhjetorin kjo ishte karta që përdori për të thënë se përse mbetet në klasë për të disatën herë sa i takon integrimit në BE. Unë do të doja në fakt ose më saktë jam i interesuar për ta diskutuar çështjen si të brendshme.

Kam përshtypjen që edhe kjo të futurit në lojën më të madhe të integrimit duke sikur e zbeh atë që po ndodh. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është se ka të burgosur politik, pra ti nuk mund të jesh opozita sepse po u apasionove pas opozitarizmit, pas kundërshtimit të qeverisë rrezikon burgun, akuzimin e kështu me radhë.

Unë them se kjo është kryesorja edhe Europa vjen më pas me gjithë pëlqimin që kemi për Europën. Halli i madh është që pamundësia për të qenë opozitar, Sali Berisha apo Fredi Beleri, këto janë dy shembuj sidomos rasti i zotit Berisha si ish-kryeministër e tashmë si lider i opozitës tregon se opozitarizmi është si një lloj sporti që nuk lejohet më në Shqipëri.

Është një pasion që nuk duhet ushtruar më, kur them dhe pasion duket sikur e zvogëlon atë ç'ka është opozitarizmi, por jam duke e thjeshtuar për hir të argumentit.

Fakti që nuk bën dot opozitë është se ka rënë ngrehina e asaj që paraardhësit në breza të shqiptarëve të 2024 ,u ngritën në vitin 1991-1992 dhe e rrëzuan për të sjellë demokracinë, duke i dhënë fund iluzionit të komunizmit”, u shpreh Lela.

 

Të fundit