Flash News

Ditari i Opozitës

Lela tregon skenarin: Pse protestojmë ditën që në Tiranë vijnë liderët e BE-së

Lela tregon skenarin: Pse protestojmë ditën që në

Gazetari dhe drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela thotë se zgjedhja e datës 6 dhjetor për protestën e opozitës është edhe një sinjal për ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Lela u shpreh se protesta do të shërbejë për t’i treguar ndërkombëtarëve se ka një problem në Shqipëri që nuk është politik, por është problemi i popullit që e kemi parë në 7 korrik dhe 12 nëntori.

“Është një moment shumë i mirë për të dhënë një sinjal për t’i treguar se ka një problem në Shqipëri që nuk është politik por është problemi i popullit, që e keni parë në 7 dhe 12 nëntori. Duhet edhe protesta, se në parlament jemi dëshmitarë të një cirku të paturp.

Protestat e mëparshme kanë qenë shenja të këtij zëri të qytetarëve të pakënaqur. Është dialog me Evropën jo kundërshtim. Kundërshtimin e kemi me ata që bëjnë monolog, qeverinë”, tha Lela.

 

 

Të fundit