Flash News

Ditari i Opozitës

"Këta ngordhin të takojnë Doktorin", Lela: Vendimi i Gjykatës për Berishën manovër politike e PS

"Këta ngordhin të takojnë Doktorin", Lela: Vendimi i

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për të thirrur Sali Berishën dy herë në muaj në Policinë Gjyqësore, duke e cilësuar këtë akt si tendencioz dhe politik.

Lela ka theksuar se ky veprim është pjesë e një operacioni propagandistik të Partisë Socialiste, i cili synon të kornizojë zgjedhjet parlamentare të majit dhe të mbajë të mobilizuar bazën e majtë me qëllimin e "këndelljes" kundër opozitës dhe Berishës, duke e paraqitur atë si një figurë të përndjekur nga drejtësia.

Në reagimin e tij, Lela ka theksuar se ky veprim nuk ka asnjë qëllim të ligjshëm, pasi Berisha është aktualisht në një proces gjyqësor dhe akuza ka përmbyllur hetimet e dosjes.

Reagimi

Këta ngordhin të takojnë Doktorin

Vendimi i Gjyqtarit të Apelit është i pakuptimtë, tendencioz dhe, rrjedhimisht, politik. Berisha është aktualisht në një proces gjyqësor, pasi akuza i ka përmbyllur hetimet dhe e ka çuar dosjen në Gjykatë. Në këtë faze, pse duhet thirrur në Policinë gjyqësore 2 herë në muaj? Për të raportuar për çfarë?
Është thjesht një operacion propagandistik i partisë në pushtet në kuadër të framing (kornizimit) të zgjedhjeve parlamentare të majit, me synim këndelljen e socialistëve me “Armikun nr. 1”- që shkon në Gjykatë-, dhe përpjekje për të dekurajuar demokratët me idenë ‘nuk kanë mbaruar telashet e Doktorit”.
Ata që shtyjnë idenë e një bashkëpunimi PS-PD, kanë marrë sigurisht një përgjigje, por kjo nuk do i pengojnë të shpikin një kënd të ri detraktues për opozitën dhe Berishën.
Doktori do vijojë i pashqetësuar duke i parë, siç shpesh, kundërshtarët e tij me të njëjtën shpërfillje që sheh orenditë e shtëpisë. Dy herë në muaj në Gjykatë, pra edhe dy deklarata për shtyp, janë asgjë në rezervuarin e një individi që kryen prej 27 nëntorit 4-5 aktivitete publike në ditë.

Të fundit