Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Vendimi për Berishën erdhi pasi Strasburgu mori në shqyrtim ankimin e tij

Lela: Vendimi për Berishën erdhi pasi Strasburgu mori në shqyrtim

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i GJKKO për të liruar nga arresti shtëpiak Sali Berishën erdhi pas Gjykata e Strasburgut mori në shqyrtim ankimin e tij.

 
Sipas tij, gjykata mori atë vendim që duhet të kishte marrë që në fillim duke zbatuar kushtetutën.


"Më në fund gjykata mori atë vendim që duhet të kishte marrë që në fillim, drejtësia bëri atë që duhet të bënte, nuk ka nevojë për dekorata. Po të kishte bërë këtë që në fillim… Berisha këtë kërkonte që në fillim. Janë disa rrethana dhe një kontekst që i bën vendimet të merren, për mua më e forta rrethanë që çoi në këtë vendim është gjykata e Strasburgut, që e mori dosjen Berisha dhe e cilësoi prioritet për t’u shqyrtuar”, tha Lela.

Të fundit