Flash News

Ditari i Opozitës

"Lëri pallavrat elektorale...", Lita replikon me Lleshajn: Sot kriminelët ju i keni miq! E gjithë trupa policore në shërbim të kapove

"Lëri pallavrat elektorale...", Lita replikon me Lleshajn: Sot
Deputeti Korab Lita

Deputeti Korab Lita ka replikuar me Ministrin Sandër Lleshajn, pas publikimit të shifrave që sipas tij tregojnë nivelin më të ulët të kriminalitetit në Shqipëri, brenda 30 viteve.

Me fjalë të tjera, Lita i cilësoi agumentat e Lleshajt si propagandë ndërsa shprehet se “Shqipëria sot po kalon një nga periudhat më të rënda të sigurisë, trafiqeve dhe krimit të organizuar”.

Sot kriminelët ju i keni miq, i keni shok, edhe kur i kapni ata në fakt dorëzohen vetë sepse e dinë që do të dalin pas disa muajsh”, tha Lita, duke i bërë thirrje ministrit “të lërë pallavrat elektorale”.

"Përballja me krimin bëhet e pamundur kur trupa policore nuk ka zinxhirin drejtues, që t'i mbrojë dhe të mos ndjehen të tradhtuar.

Ne e dëgjuam këtu z. ministër të Brendshëm që na paraqiti këtu operacione me emra shumë të bukur.

Sot kriminelët ju i keni miq, i keni shok, edhe kur i kapni ata në fakt dorëzohen vetë sepse e dinë që do të dalin pas disa muajsh. Lëri pallavrat elektorale se ti as ato nuk di t'i bësh mirë. Shqiptarët janë lodhur me pallavrat tuaja të rilindje.  Sot drejtuesit reale të policisë janë koordinatorët politikë të PS dhe kapot e krimit në zona. E gjithë trupa policore është kthyer në shërbim të kapove. Kryeplaku do t'ju ruajë territorin juve?

Ti je ministri më i dështuar që ka pasur ndonjëherë në Ministria e Brendshme. Nëse do të kishe pasur sadopak moral ushtarak kurrë nuk do ta ofendoje figurën e policit", u shpreh ndër të tjera Korab Lita.

Të fundit