Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Shpifës recidivist”, Salianji i përgjigjet deklaratave të Ramës: Do të vijë dita e llogaridhënies, drejtësia vonon por nuk harron!

“Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të vogël në përpjekje skizofrenike për të luajtur rolin e viktimës! Nuk dihet çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar!”, kështu është shprehur ish-deputeti demokrat Ervin Salianji I ciki i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama .
Salianji është ndalur tek pjesa ky Rama e ka quajtur shpifës recidivist, dhe këtu thot ëish deputeti demokrat, ai ‘së pari tregon urrejtjen personale dhe vendimmarjen personale dhe se dyti shpifarakun që është, shpif në çdo fjalë që rrotullon në gojë!’
“Drejtuesit e tu të policise bashke me ish-ministrin tend jane kapur duke paguar si langaraqe, si ti, duke mbushur me para të pista xhepat e ordinerëve të denuar per krime, që te deshmonin kunder meje. Gjykatesit qe kane dhene denimin jane fiks sorrollopi yt, shembelltyra e tipareve të tua korruptivo-kriminale.
Artan Gjermeni i transkriptuar në pergjimet e prokurorise së Torinos si zar e shërbëtor i punëve të pista i bandes se Lushnjes, Iliba Bezati kunata e Ballukes tend e kapur nga sherbimet dhe e dokumentuar si person me kontakte të papershtatshme, Gent Shala ish-perfaqesuesi jot në KQZ dhe sot ortak dhe pronar faktik ne disa biznese me persona me rekorde kriminale, Elona Toro e kallezur ne Spak”, shkruan nga qelia Salianji teksa zotohet se do publikojë dokumenta për këto që ka shkruajtur.
Postimi I plotë
Letër- përgjigje përsëritësit më tē madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!
Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të vogël në përpjekje skizofrenike për të luajtur rolin e viktimës! Nuk dihet çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar!
Nuk i jam përgjigjur këto kohë pavarësisht se nē çdo konferencë a dalje e ka futur gjuhen e ndyrë tek gëzimi i papërmbajtshëm që i sjell urdhëri për të stisur e manipuluar një proçes që më burgosi duke përdorur disa shërbëtorë mjeranë.
Gëzon si korb, që me ata sherbetorë vendosi për të më hequr mandatin e fituar nga qytetarët, ndalimin e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme dhe një gjobë thuajse 50 milion lekë, kamufluar si shpenzime gjyqësore!
Ky langaraq me pushtet që është malinj i pangopur, e sigurtë se do të mbytet në detin e ligësisë së tij të pakufishme. Derisa kjo të ndodhë, të shohim pak se çfarë sterkalash të pista shperndan. Thotë që vetëm për rastin tim komenton, se qenkam sipas tij shpifës recidivist, dhe ketu së pari tregon urrejtjen personale dhe vendimmarjen personale dhe se dyti shpifarakun që është, shpif në çdo fjalë që rrotullon në gojë! Qe ta qartesojme, recidivist është perserites, recidivíst,-i emër i gjinisë mashkullore; term në drejtësi; ai që është recidiv, përsëritës.
Nisur nga ky përkufizim, nuk ka përseritës të dytë në Shqipëri sa është Edi Rama në shpifje, afera, abuzim e krim.
Një mori të tillash bëri dhe sot. Një nga të cilat, se nuk e zgjedhin keqbërësit e kriminelêt atë, sepse ai i zgjedh bashkëpunêtorët. Në fakt është rrugë me dy korsi. Ai i zgjedh, dhe ata e zgjedhin. Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë, po vetem me Edi Ramen ja dolen, pasi gjetën bashkëpunetorin e duhur.
Ti je përsëritës në korrupsion. Nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren.
Je perserites në mashtrime e deshtime. Mjafton të kujtojmë se premton tash 12 vjet ato për të cilat je betuar që në 2013. Ke hapur nja 5 herê negociatat, kur ato nuk ishin hapur asnjëherê.
Unë as kam pasur ndonjë dënim për shpifje, as kam pasur kurrë ndonjë denim te ndonje lloji dhe as ndonje punë me asnje institucion të drejtesise, as kam pasur as funksion dhe as kam qene në pushtet, e jo me te kem firmosur apo bere zullume si ti!
Po, kam patur dhe unë të bëj me bandite, njerëz me precedentë, por në anën tjetër, sepse i kam luftuar. Ti i bere deputetë e kryetar bashkie, unë i denoncova.
Kam pasur gjyqe me shumë prej tyre. Nuk kam humbur asnjehere, as kur mbroje kanabizimin dhe nxorre ne prite Tahirin, dhe isha mes parcelave duke denoncuar atë dhe ty. E doli qe unë kisha të drejte, ndërsa ti përseritës në krim. Ashtu doli dhe kur nxora me radhe, Ndoken, Prengen, Dakon, Beqajn, Bajrin, Rrajat e pafund, gjithe sorrollopin tend e familjen tende reale, sepse këta jane në fakt, familja jote me e dashur!
Sot bere mire qe i ritheksove autorësinë dhe ndonje naivi qe mendonte ndryshe, se drejtesia nuk u soll me vapor nga USA dhe as BE, por je ti qe kur burgos bandidet prej provave që sjellin partnerët, u shfajësohesh në kthina të errëta që skam çu bëj amerikaneve, e kur del ne mexhelis thua qe ti e ke drejtesine. Ashtu është e verteta! Ti e ke. Shkruan pretencën, blen deshmitarët, jep vendimin. Qelia 6 në Fier ta konfirmon autorësinë.
Denoncimi im per trafikantin nderkombetar të droges Agron Xhafaj u konfirmua edhe nga djegja qe kjo te jep ty ne fundshpine, në menyrë përëritëse.
Agron Xhafaj ishte i denuar në Itali me 7.4 vite burg pas nje operacioni te DEA, jetonte i lire në Shqiperi me mbrojten tende dhe as nuk arrestohej as deportohej. Kjo, deri diten që publikova investigimin e gazetarit kurajoz, ku trafikanti jot u detyrua qe brenda disa oresh të shkonte te vuante denimin si gjithe të tjerët.
Ndryshe nga ti, unë nuk gezohem kur deren e burgut e shohin edhe kundershtare e armiq politikë, me të cilet pasi kane shkuar në atë destinacion, unë nuk jam marrë më me ta, sepse kur merret drejtesia, politika duhet të reflektojë, mbajë përgjegjësi e të nderhyje me projektligje për, mba të parandaluar çdo mundësi abuzimi ne te ardhmen!
Denimi im eshte faqe gjithe botes i montuar, i falsifikuar dhe duke perdorur gjithe burimet shteterore jo vetem si influence por dhe si fuqi financiare.
I pari deputet e politikan që denonem pse lam thënë të vërteten. I pari shtetas që denohem per kete veper penale. I pari qytetar qe denohet pa ligj, i pari rast ku denohesh per kallezim pa kallezuar!
Drejtuesit e tu të policise bashke me ish-ministrin tend jane kapur duke paguar si langaraqe, si ti, duke mbushur me para të pista xhepat e ordinerëve të denuar per krime, që te deshmonin kunder meje. Gjykatesit qe kane dhene denimin jane fiks sorrollopi yt, shembelltyra e tipareve të tua korruptivo-kriminale.
Artan Gjermeni i transkriptuar në pergjimet e prokurorise së Torinos si zar e shërbëtor i punëve të pista i bandes se Lushnjes, Iliba Bezati kunata e Ballukes tend e kapur nga sherbimet dhe e dokumentuar si person me kontakte të papershtatshme, Gent Shala ish-perfaqesuesi jot në KQZ dhe sot ortak dhe pronar faktik ne disa biznese me persona me rekorde kriminale, Elona Toro e kallezur ne Spak. Qe neser do të publikoj dhe dokumentet për këto që po të shkruaj!
Për fund, mos harro se nese nuk do mbytesh ne detin e ligesise që prodhon vetë, do tē vijë dita e llogaridhënies, drejtësia vonon por nuk harron!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38