All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

LETRA/ Komisioni Europian: Po shqyrtojmë zbatimin e ligjit për investimet strategjike në Shqipëri

All - Paragraf - 1

LETRA/ Komisioni Europian: Po shqyrtojmë zbatimin e ligjit për

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me ligjin shqiptar “Për investimet strategjike”, pas një kërkese zyrtare të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, mbi përputhshmërinë e tij me standardet e Bashkimit Europian.

All - Paragraf - 3

Në përgjigjen dërguar Hoxhës nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, Komisioni thekson se po vlerëson zbatimin e këtij ligji, në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së.

“Ne vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me autoritetet shqiptare për t’i ndihmuar ata të sigurojnë përputhshmërinë e legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Në këtë drejtim, do të marrim parasysh edhe zbatimin e ligjit për investimet strategjike që përmendët”, thuhet në përgjigjen zyrtare, firmosur nga Sigrid Brettel, drejtoreshë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Europian.
Letra është një përgjigje ndaj pyetjes së adresuar nga Hoxha në kabinetin e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, ku ai ngre shqetësime mbi përdorimin e ligjit si “instrument për përvetësimin e pasurive publike nga qeveria dhe rrethet e saj të afërta”.

Të fundit