Flash News

Ditari i Opozitës

"Lëvizje aq të mëdha tektonike", ç'paralajmëron Alimehmeti

"Lëvizje aq të mëdha tektonike",

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka paralajmëruar ndryshime të fuqishme në skenën politike shqiptare për vitin 2026.

Ai u shpreh në emisionin “Studio 24” se lëvizjet e fundit të administratës amerikane, pas nënshkrimit nga presidenti Donald Trump i “Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare” (NDAA), mund të kenë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Alimehmeti theksoi se faktet e fundit dhe grupet e punës amerikane që janë angazhuar për verifikimin e korrupsionit tregojnë për një manovër gjithëpërfshirëse të SHBA-së, që mund të sjellë hetime të thella dhe ndryshime të dukshme në politikën shqiptare.

"Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe grupet e punës që kanë ardhur nga SHBA, dhe afati që ka dhënë Trump prej 90 ditësh për verifikimin e korrupsionit. Është një manovër e madhe e SHBA, gjithëpërfshirëse, kjo do të jenë zhvillimet e vërteta. Ne do të shohim lëvizje aq të mëdha tektonike, presim hetimet nga amerikanët dhe do të shohim si do të veprojnë. Duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe", deklaroi Alimehmeti.

Të fundit