Flash News

Ditari i Opozitës

Lëvizje brenda grupit parlamentar? Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën

Lëvizje brenda grupit parlamentar? Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me

Në konferencën me gazetarët, kreu i PD Sali Berisha, u pyet nëse do të kishte lëvizje brenda grupit parlamentar, sa i përket kreut të saj.

Berisha tha se është grupi që i përcakton të gjitha, ndërsa shprehur vlerësim për punën dinjitoze të Gazment Bardhit.

“Në vazhdim. PD do i ketë në vazhdim proceset. Do i përcaktojë grupi të gjitha...

Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike. Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla.

Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë. Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit... A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Të vetmen gjë...”, tha Berisha.

Të fundit