Flash News

Ditari i Opozitës

Lëvizjet e Ramës në qeveri, Salianji: Erdhi ministre bujqësie erdhi Anila që shkoi në SPAK

Lëvizjet e Ramës në qeveri, Salianji: Erdhi ministre

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar ndryshimet qeveritare që kryeministri Rama propozoi disa ditë më parë.

I ftuar në “Now” në Euronews Albania, Salianji se Rama nuk ka sjellë ndonjë ndryshim pasi Anila Denaj të cilën e vendosi ministre të Bujqësisë, pak javë më parë u paraqit në SPAK.

“Çfarë ndryshimi sjellë për Shqipërinë ikja e njërit dhe ardhja e tjetrit. Erdhi ministre bujqësie erdhi Anila Denaj. Këtë zonjën e kam parë në dyert e SPAK, pavarësisht se nuk e di se për çfarë. Ka të tjerë që duhet të ishin ministra në PS. Cili është kontributi që u jep shqiptarëve këto lëvizje. Ka një lloj sensi se si funksionon politika. Ça përfitimi kanë qytetarët me një njeri që dhe në google mezi dilte”, tha ai.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00