Flash News

Ditari i Opozitës

Librazhd–Prrenjas i bllokuar, deputetja e PD: Arteria jetike e Juglindjes e paralizuar nga korrupsioni

Librazhd–Prrenjas i bllokuar, deputetja e PD: Arteria jetike e Juglindjes

Aksi Librazhd–Prrenjas vijon të mbetet i bllokuar si pasojë e shembjeve të gurëve dhe dherave tek Kthesa e Dragostunjës.

Deputetja e PD, Ledina Alolli e ka cilësuar ngjarjen si pasojë të menaxhimit të dështuar të qeverisë dhe të korrupsionit, pasi ky aks lidh juglindjen me Korçën dhe më tej me Maqedoninë e Veriut.

 "Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar.
Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik.
Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut.
Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi", shkruan Alolli. 

Të fundit