Flash News

Ditari i Opozitës

“Liderët s’i cakton gjykata”, Ivi Kaso ironizon Bashën: Paska qenë fallxhor i madh, parashikoi situatën pas 1 viti

“Liderët s’i cakton gjykata”, Ivi Kaso ironizon

Sekretari për çështjet ligjore i PD, Ivi Kaso folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Kaso ironizoi Lulzim Bashën për të cilin tha se “doli një fallxhor i madh” pasi parashikoi se çfarë do ndodhte 1 vit më pas me PD-në duke lënë autorizimin e tij për Enkelejd Alibeajn para dorëheqjes.

Fallxhor i madh na paska dalë Basha që e ka parashikuar se çfarë do ndodhte pas 1 viti. Paska qenë një plan i kahershëm dhe jo një rastësi e momentit. Megjithatë këtyre po u vjen fundi. Ka qenë një skenar i mirëmenduar.

Basha është shkarkuar nga Kuvendi i demokratëve në 11 dhjetor dhe është ratifikuar nga 44 mijë vota të demokratëve. Ka dy mënyra se si bëhesh kryetar i PD-së sipas statutit. Është parimi një anëtar një votë dhe në rast të një dorëheqjeje ose mungese vendoset një kryetar komandues, Basha nuk është asnjë nga këto. Kanë ngelur foto të vjetra në gjykatë prej vullnetit të mazhorancës.

Çdo njeri është mirë të jetë në rregull me veten, le të ndihet kryetar Alibeaj, por sa i përket aspekteve ligjore nuk ka sens të flasim. Liderët nuk caktohen me autorizime apo vendime gjykate, ata lindin nga betejat politike. Nuk kam parë betejë apo proces zgjedhor që Alibeaj të ketë kaluar. Lider nuk bëhesh me vullnetin e njërit apo tjetrit.”, tha ai.

 

 

Të fundit