Flash News

Ditari i Opozitës

Lidershipi i ri i PD, demokratët në ‘Politiko’: Berisha nuk ka projekt të ri, por partia më e organizuar se kur drejtonte Basha

Lidershipi i ri i PD, demokratët në ‘Politiko’: Berisha

Pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD, u zgjidhën edhe strukturat drejtuese në parti.

Anëtari i PD, Fatbardh Kadilli thotë në 'Politiko' në Toop News se lidershipi i zgjedhur në PD nuk sjell asnjë ndryshim. Sipas tij, Berisha e ka rimarrë PD rregullisht, por nuk ka projekt për më tutje.

Nga ana tjetër, ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi thotë se PD sot është parti më e mbyllur por më e organizuar se kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Kadilli: Për mua nuk kishte asnjë ndryshim. Është e vështirë që ti thuash Berishës me një arritje dhe nuk e gjen dot. Nuk ka qenë qëllimi, por Berisha arriti të rimarrë PD në mënyrë të rregullt me mbështetjen e shumicës së partisë por nuk ka projekt për më tutje. Grupi tjetër i PD është përqendruar te mundësia për të marrë me ligj vulën e partisë.

Berisha prodhon politikë, grupi tjetër jo. Nuk duhet të ishte larguar nga politika se është non grata por se e ka konsumuar projektin politik. Nuk ka ide të re politike. Shqiptarët duan parti që u jep qeverisje ndryshe.

Patozi: Refuzoj ta quaj ekip i ri i PD, ngjan sot me njeriun e martuar 6 herë por me gruan e parë. Është parti më e mbyllur, më e dobët dhe e përçarë. Ka edhe anë pozitive, është me luftarake dhe më e organizuar se partia e Bashës, por nuk mjafton. Berisha këtë lëvizje e ka personale. Një farë qëllimi e ka arritur. Është antihistorike. Opozita që përfaqëson foltorja është e vrashtë, e kundërta e rilindjes. Rilindja ka më shumë avantazhe se nuk ka sikletet e PD. Unë nuk e shoh veten te Foltorja. Do doja që dy a më shumë opozitat të bashkohen në një pikë , e shoh me dhimbje degradimin e PD. Ka një njeri që nuk është zgjedhur kurrë e ka hyrë në Kryesi si udhëheqëse e gruas. Kjo nuk është simbolika e votës së lirë me të njëjtat personazhe.

Shqiptarët që nuk e gjejnë veten te foltorja duhet të rigrupohen e të tregojnë një model tjetër politik që bazohet te ideja jo rreth udhëheqësit.

Të fundit