Flash News

Ditari i Opozitës

Lidhja e Ahmetajt me inceneratorët? Meta: SPAK "të verë gishtin në plagë", provat janë të qarta

Lidhja e Ahmetajt me inceneratorët? Meta: SPAK "të verë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me publikimin e disa email-eve që kompromentojnë ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj, emri i të cilit figuron në disa fatura të paguara për llogari të tij, nga biznesmeni Klodian Zoto, në kërkim ndërkombëtar për incenereatorët, në së paku 8 hotele luksoze jashtë vendit. 

Në një intervistë në emisionin “Pa Censurë”, Meta ka drejtuar gishtin tek Edi Rama.

“I vetmi rast që është diskutuar dhe shtyrë katër herë mbledhja e qeverisë është rasti kur Edi Rama nuk i bënte dot letrat sipas ligjit për projektin e fasadeve të ministrive, sepse e kundërshtonin ministrat e financës dhe drejtësisë, derisa u bënë letrat në rregull.

Pra, kur ishte ministër dhe e dinte si ishin rregullat, e kishte të vështirë të bënte letrat sipas Kushtetutës, mendo ç’ka bërë tani. 17 vendime në një mbledhje qeverie për të cilat duhen të patën 6 muaj. Këto janë bërë me imponimin e tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, që ka përgjegjësinë ligjore për mbledhjen e qeverisë dhe për përputhjen e vendimeve me Kushtetutën dhe ligjin.

Janë bërë në kundërshtim me opinionet e Ministrit të Financave, që janë hequr disa prej tyre, të ministrave të tjerë, të drejtorit të prokurorimëve që ka thënë se kjo është një procedurë e paligjshme. Letrat dhe faktet janë shumë të qarta. Paska dalë një problem me zotin Ahmetaj?

Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë, nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë, dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër, dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK”, tha Meta.

 

Të fundit