Flash News

Ditari i Opozitës

Lidhjet iraniane të Veliajt/ Berisha: Gjykata veproi në mënyrë të rrufeshme ndaj gazetarit

Lidhjet iraniane të Veliajt/ Berisha: Gjykata veproi në

Krye demokrati Sali Berisha teksa po zhvillon një takim këtë të shtunë me qytetarët e Këlcyrës, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj është ndalur dhe te padia që kryebashkiaku Erion Veliaj bëri ndaj gazetarit Bledian Koka.

Kryedemokrati shprehet se gazetari që bën detyrën ndaj qytetarëve, gazetari që merr përsipër të mbrojë interesin, në mënyrë të rrufeshme e detyrojnë të shkojë në bankën e të akuzuarit.

Dy javë më parë, një gazetar guximtar shkoi në Dubai dhe intervistoi një italian që ishte brenda grupit të djegësave dhe që po i denoncon. Në mënyrë të rrufeshme, gjykata, që vetëm gjykatë nuk është, jo vetëm i hap çështjen, por i cakton ditën e gjyqit.

Ju garantoj se sot, në të gjithë Shqipërinë, nuk ka një qytetar që të ketë gjykim të kërkesave të tij pa kaluar vite e vite.

Pse paditet gazetari? Se nxori lidhjet iraniane të Erion Veliajt. Po ato lidhje i kam nxjerrë që kur isha kryeministër. Tani dalin djegësat dhe paratë shkojnë në Teheran me dokumente.

Gazetari që bën detyrën ndaj jush, gazetari që merr përsipër të mbrojë interesin, në mënyrë të rrufeshme e detyrojnë të shkojë në bankën e të akuzuarit.”, shprehet Berisha.

Berisha vazhdon me tej teksa bën thirrje që 14 maji ka një rëndësi të jashtëzakonshme, për të sjell ndryshim që nevojitet.

“Prandaj ky ndryshim është për secilin prej jush. 14 maji ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse çdo votë në drejtimin e gabuar.

Ndryshimi fillon me datë 14, por me ndryshimin vjen shpresa, me ndryshimin e datës 14, ju garantoj unë ju dhe të gjithë shqiptarët, se Edi Rama do i ketë muajt të numëruar në pushtet.

Politikan më i përfolur për dhunë ndaj femrave në familje dhe në qeveri nuk ekziston në Shqipëri.Edhe për këtë duhet të ngriheni, pse duhet të lejojmë një kryeministër të tillë. Unë ju garantoj ju se rritja e rrogave, shqiptarët më të larta në rajon, do jetë lajtmotivi ynë.

Ne ishim në vitin 2013 me rrogat më të larta, mbetëm të fundit, ne prapë do shkojmë te më të lartat, sepse Këlcyra, Përmeti dhe Shqipëria ka të gjitha pasuritë që qytetarët të paguhen më mirë se kushdo tjetër në rajon. 14 maji ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse çdo votë në drejtimin e gabuar”, ka thënë Berisha.

Të fundit