Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji i luftës, Gjekmarkaj: Duam traktat miqësie me Greqinë, Rama keqësoi raportet me fqinjët

Ligji i luftës, Gjekmarkaj: Duam traktat miqësie me Greqinë, Rama

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, komentoi projekt-deklaratën për ligjin e luftës.

Gjekmarkaj tha se Shqipëria do traktat miqësie me Greqinë, duke shtuar se kryeministri shqiptar Rama keqësoi raportet me Athinën.

"Ne duam traktat miqësie me Greqinë, pa ligj lufte në sfond. Ne pranojmë deklaratën e sotme, duke iu referuar traktatit në parim. Kemi vite që kërkojmë rezolutë, për të dënuar krimet serbe në Kosovë. Tani duket se diçka i intereson Ramës.

Falënderoj zotin Idrizi për formulimin e deklaratës për ligjin e luftës. Marrëdhëniet me Greqinë janë në nivele të ulëta, për shkak të kësaj qeverie. Qeveria e do Himarën për pronat strategjike. E ftoj qeverinë shqiptare të jetë patriotike e jo nacionaliste. Ju ftoj të gjithëve të votojmë deklaratën", tha Gjekmarkaj.

Të fundit