Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji i ri për pensionet, Vasili: Hipokrizi dhe mashtrim para zgjedhjeve

Ligji i ri për pensionet, Vasili: Hipokrizi dhe mashtrim para zgjedhjeve

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ligjin e ri për pensionet në fshat, fermat kooperative dhe institucionet shtetërore, që po diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Vaslit, ky ligj përpiqet të adresojë vitet e punës të munguara, për të cilat shteti nuk ka dokumentet përkatëse.

Vasili thekson se problemi i pensionistëve nuk është zgjidhur ende, dhe shteti nuk ka bërë asgjë për të rikuperuar dokumentet që u mungojnë atyre.

Postimi i plotë:

Sot ne Kuvend qeveria bie nje ligj per pensionet ne fshat fermat kooperativat dhe institucionet shteterore per vitet e punes te munguara per te cilat shteti nuk i ka më dokumentet qe duhej ti kishte.

Qeveria per 12 vjet nuk levizi gishtin dhe mijra pensioniste moren me pak tension seç u takonte, u kujtua tani perpara zgjedhjeve per te rrembyer ca vota me hipokrizi e mashtrim si gjithmone me rilindasit.

Qeveria nuk i zgjidhi problemet me pensionistet, qe nuk marrin pensionin, qe u takon sepse shteti vetë nuk i ka dokumentet e tyre.

Keta rilindasit, qe i dhane fuqi prapavepruese ligjit te tatimit per dividentin dhe e ulen nga 15% ne 8%, per pensionistet nuk e bejne megjithese ata vuajne padrejtesite e shtetit.

 

Të fundit