Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa dorëzon padi në Gjykatën Kushtetuese

Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa dorëzon padi në

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi të firmosur nga 37 deputetë të opozitës, kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave.

Zhupa u shpreh se këto ndryshime garantojnë vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e Shkencave dhe asgjë tjetër.

Deputetja demokrate theksoi se ligji në fjalë dhunon akademizmin dhe politizon Akademinë e Shkencave.

"Ju e dini që bëhet fjalë për nj ligj që është kaluar me votat e mazhorancës, me propozimin e dy deputetëve, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj për disa ndryshime në ligjin e Akademisë së Shkencave, që garantonte vetëm futjen e hundës së politikës në Akademi dhe asgjë tjetër për Akademinë e Shkencave.

Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin, u bë për të politizuar Akademinë e Shkencave;  është antikushtetues pasi edhe në procedurë, edhe në përmbajtje ka shkelje flagrante të Kushtetutës.

Ai është një ligj që në fakt garanton atë që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetët Koçi dhe Beqiraj duan të arrijnë, që mbasi të mbarojnë deputetë të caktuar të këtij grupi parlamentar, karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademinë e Shkencave. 

Kjo në fakt është diçka që ka ndodhur dhe thjesht po sofistikohen mënyrat për të vazhduar kjo metodë, sepse po t’i referoheni një studimi që kanë bërë edhe mediat për numrin e anëtarëve në Asamblenë e  Akademisë që kanë qenë ish-deputetë dhe ish-zyrtarë të Partisë Socialiste.

Ky ligj ka dy lloj shkeljesh për të cilat kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese dhe unë falënderoj 37 kolegët deputetë që më besuan firmat e tyre në këtë proces dhe në këtë padi ën Gjykatën Kushtetuese,” deklaroi Zhupa.

Të fundit