Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa takohet me Begajn: Mos e dekreto

Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa takohet me Begajn: Mos e

Deputetja  e PD-së, Ina Zhupa është takuar ditën e sotme në Presidentin Bajram Begaj për ligjin për Akademinë e Shkencave.

Pas takimit, Zhupa tha se i kërkoi presidentit që të mos e dekretojë këtë ligj, pasi shkel Kushtetutën e vendit.

"Ligji për Akademinë e Shkencave nuk asgjë më shumë sesa një ligj me porosi, i kopsitur si kostum për Skënder Gjinushin dhe ka shkelje të kushtetutës. I kam kërkuar presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Shprehu interes për të dëgjuar dhe për të shqyrtuar shkeljet e konstatuara. Për mua është me rëndësi që procesi të shikohet si proces që nuk ka të bëjë vetëm me akademinë e Shkencave, por gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me qeverinë.

E vlerësova presidentin për takimin që organizoi dhe për dëgjesën me mua. Mendoj se presidenti do të respektojë kushtetutën e vendit dhe do të qëndroj në mbrojtje të kushtetutës," tha Zhupa.

Të fundit