Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për barazinë gjinore, deputeti demokrat akuzon socialisten: More fonde nga Soros

Ligji për barazinë gjinore, deputeti demokrat akuzon socialisten: More

Deputeti demokrat Zija Ismaili ka akuzuar një deputete të Partisë Socialiste se ka marrë fonde nga Fondacioni Soros për të sjellë me urgjencë në Kuvend projektligjin për barazinë gjinore.

Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Ismaili deklaroi se deputetja ndodhet në konflikt interesi, pasi sipas tij, ka qenë bashkëautore e projektligjit dhe po e mbron atë në Komisionin e Integrimit.

“Futja qëllimisht në komisionin e integrimit. Është përfaqësuesja e një shoqate që nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur ka marrë fonde dhe ka qenë bashkëautore e këtij projektligji. Sot është në konflikt interesi që të jetë në atë komision për të mbrojtur këtë ligj. I bëj thirrje që të heqë dorë nga ky projektligj”, deklaroi Ismaili.

Deputeti demokrat vuri në dyshim edhe nxitimin për miratimin e ligjit brenda këtij viti, duke theksuar se Shqipëria ka tashmë një ligj për barazinë gjinore të përditësuar në vitin 2008.

“Nuk e kemi kuptuar deri tani nxitimin për ta kaluar këtë vit. Nuk na sqaroi kush ishte ky nxitim kaq i madh, dhe miratimi i këtij ligji nuk është kusht. Barazia gjinore shqiptarët e kanë të qartë. Ky projektligj nuk e përkufizon siç duhet termin ‘gjini’ sipas gjuhës shqipe”, shtoi ai.

Të fundit