Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për barazinë gjinore, Noka: Gonzato po përdoret nga PS-ja

Ligji për barazinë gjinore, Noka: Gonzato po përdoret nga PS-ja

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaron se nuk ka asnjë direktivë të BE-së që kërkon një ligj që parashikon shkatërrimin e familjes.
I ftuar në Ora News, Noka tha se nuk ka homofobi dhe sulm ndaj ambasadorit Gonzato, por ai po përdorur për qëllime të errëta nga mazhoranca.

Noka: Nuk ka asnjë direktivë të BE-së që kërkon një ligj të tillë që është shkatërrimi i familjes dhe citoj, ato që ka citoi ambasadori vetë: pra, që ka qenë i martuar dhe është divorcuar, dhe tashmë jeton më një burrë. Ne e respektojmë për zgjedhjen e tij, dhe Berisha tha se nuk ka një direktivë të BE-së për ligjin.

Ne prisnim që ambasadori i BE-së të dilte dhe të thoshte se nuk ka lidhje me këtë ligj dhe se po përdoret nga mazhoranca për të sulmuar opozitën. Nuk ka homofobi dhe sulm ndaj Gonzatos dhe ai p[o përdorur për qëllime të errëta nga mazhoranca.

Të fundit