Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për shpifjen, Zhupa: PS i preu në besë gazetarët dhe po i fut mediat në “borderonë” të qeverisë

Ligji për shpifjen, Zhupa: PS i preu në besë gazetarët dhe

Deputetja demokrate Ina Zhupa komentoi ndryshimet e reja ligjore për mediat dhe shpifjen, të miratuara nga mazhoranca socialiste.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Zhupa tha se PS i preu në besë gazetarët pasi sipas saj, qeveria favorizoi “te preferuarit” për favore. Deputetja demokrate u shpreh se këto ndryshime i bëjnë mediat më të kapura duke kërënuar gazetarinë investigative.

“Ajo që bëri Partia Socialiste, është ajo që di të bëjë më mirë. I preu në besë, hodhi poshtë të gjithë procesin e bërë, edhe si investim i Bashkimit Europian dhe kaloi një draft i cili i shërben vetëm interesave okulte të mazhorancës. Pse? Sepse regjistri në fakt nuk do të thotë asgjë më shumë sesa lista e gazetarëve që janë në borderonë e qeverisë. Po e them, në borderonë e qeverisë, jo sepse detyrimisht të gjithë do të marrin para nga qeveria, por favore, para, shkelje syri. Pra ata të zgjedhurit e mazhorancës për të qenë me statusin gazetar.

Sot janë 77 gazetarë të cilët i kanë paditë dhe në Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian diskutohet për ato që quhen paditë SLAPP, pra paditë që përdoren për t'ju mbyllur gojën gazetarëve dhe duke u shtyrë, ja siç po shtyhet me vite procesi i Fisarit, deri për t'i mbajtur nën kontroll. Dhe kjo nuk e zgjidh, pra çfarë bëri ligji? Asgjë. Pra s'po zgjidh problem. Dhe nga ana tjetër, i ngushton më shumë hapësirën, sepse i çon gazetarët drejt një regjistrimi shtetëror, drejt një pakti, në qoftë se mund ta them në thonjëza, për t'u njohur dhe për t'u konvaliduar nga qeveria për atë që janë, që kjo e bën edhe më të kapur dhe më të pamundur gazetarinë e pavarur, gazetarinë investigative, gazetarinë e cila ka për synim të mbrojë interesin publik”, deklaroi Zhupa.

Të fundit