Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji për studentët e Mjekësisë kthehet në komisionin parlamentar, PD: Jo detyrim për 3 vjet punë në Shqipëri

Ligji për studentët e Mjekësisë kthehet në komisionin

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë pjesërisht ligjin që detyronte mjekët e rinj të punonin tre vjet në Shqipëri pas diplomimit.

Grupi parlamentar i PD ka vazhduar procesin për ta shqyrtuar edhe njëherë në komisione para se votohet në Kuvend. Qëndrimi i këtij grupi është i qartë: studentët që diplomohen për mjekësi duhet ta zgjedhin vetë lirisht vendin ku du duan të ushtrojë profesionin e tyre.

Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit, Dhurata Çupi, njoftoi sot në mbledhjen e radhës se periudha 3-vjeçare të zerohet edhe për mjekët e sapodiplomuar.

“Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, në cilësinë e kryetares së Këshillit të Legjislacionit kam kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi.

Ditën e sotme, Këshilli për Legjislacionin ka vendosur që shqyrtimi i projektligjit t'i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve dhe më pas seancës plenare për votim.

Ndërkohë që mazhoranca vazhdon të këmbëngulë që periudha pas studimeve gjatë të cilës mjekët e rinj janë të detyruar të punojnë në Shqipëri të jetë 3 vite, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon që kjo periudhë të zerohet dhe mjekët e sapodiplomuar të zgjedhin lirisht vendin ku duan të ushtrojnë profesionin e tyre.

Nëse qeveria dëshiron sinqerisht që mjekët e rinj të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, kjo nuk bëhet me masa shtrënguese e penalitete, por duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të punës dhe trajtimin financiar”, shkruan Çupi.

Të fundit