Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji “Për Trashëgiminë Kulturore dhe”, Zhupa: Të kundërshtojmë fondacionet e tipit të Butrintit

Ligji “Për Trashëgiminë Kulturore dhe”, Zhupa:

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, nismë e deputetes së demokrate Ina Zhupa.

E pyetur se ku shkelet ligji dhe Kushtetuta, Zhupa u shpreh se sipas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ligji nuk ka përcaktim eksplicit ku të thotë se shtetit duhet të jetë dominues ndaj privatit në fondacione.

Zhupa tha se është detyra e shtetit që të mbrojë pasurinë dhe identitetin kombëtar si dhe trashëgiminë, pasi këto fondacione duhet të jenë për të ndihmuar shtetin e për të dhuruar para.

“Ajo që unë kërkoj të bëjmë, është që me vullnetin e të gjithë deputetëve, ne të arrijmë që të mos kundërshtojmë ekzistencën e fondacioneve, sepse këtë e lejon Konventa e Parisit, por të kundërshtojmë ato fondacione të tipit të Butrintit, ku shteti është në pozita minoritare dhe nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në vendimmarrje”, u shpreh deputetja Zhupa.

Të fundit