Flash News
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë
EMRI/ Lëvizte me armë dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete
Berisha: Drejtor policie në Tiranë do emërohet narkobanditi që zvarriti Ilir Metën
Ligji për zonat e mbrojtura, Zhupa: Askush nuk do të hidhte para, pa marrë garanci se ligji do ndryshonte
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur për miratimin e projektligjit për zonat e mbrojtura.
Për Panorama TV, Zhupa tha se deputetët e PS kanë ngritur dorën që të mos ketë më asnjë habitat të mbrojtur. Sai përket Parkut të Divjakës, Zhupa shtoi se askush nuk do të hidhte para për një projekt për ndërtim në zona të mbrojtura, nëse nuk do të kishte garanci se ligji do të ndryshonte.
"Gënjeshtra më e madhe që tha sot Kumbaro, tha jo nuk do jepen leje ndërtimi direkt, por do të kalojnë disa filtra. Dhe në mes të Tiranës do të ndërtosh, duhet të kalosh disa filtra. Sot me këtë ligj deputetët kanë ngritur dorën që të mos ketë asnjë habitat të mbrojtur dhe do të jetë relative nëse nuk e kërkon një oligark. Nëse e kërkon, do të ketë ndërtim.
Këta socialistë, që po t’ua hapësh profilet hedhin video propagadistike mos hidh qese në rrugë, ndërkohë që miratojnë një ligj që nuk ka shkatërrim më të madh.
Kumbaro shquhet për mashtrime publike, E mbani mend që tha nuk do të jepen me koncesion pasuritë kulturore dhe u dha Butrinti, Ishte ajo e qofteve të Butrintit, është ajo e pikës së vogël. Është një etalon i njeriut të të pavërtetave", tha Zhupa.