Flash News

Ditari i Opozitës

“Like Floriri”/ Meta i përgjigjet Ramës: Floririn e ke në Surrel dhe off-shore

“Like Floriri”/ Meta i përgjigjet Ramës: Floririn e ke

I ndalur tek termi “Like Floriri”, me të cilin kryeministrit Edi Rama i referohet, kreu i PL-së, Ilir Meta tha në “Çim Peka Live” se floririn e dinë të gjithë që ndodhet në Surrel dhe jashtë vendit në banka off-shore.

Në vitin 2000, ish-drejtuesi i opozitës atëherë akuzonte se qeveria kishte vjedhur floririn në Krrabë. Unë kam nxjerrë urdhrin si kryeministër të verifikohet floriri te Banka e Shqipërisë. Kanë bërë verifikimin fizik dhe kthyen përgjigje që nuk ishte prekur.

Pasi ka ardhur kjo përgjigje kam detyruar BSH dhe MB të bëjnë verifikim fizik dhe ka dalë ajo që ka dalë. Kjo çështje e këtij palaço. Kam një pyetje për çdo socialist e di shumë mirë që kjo histori e vitit 2000 dhe ky palaço në vitin 2000 u bë kryetar i bashkisë së Tiranës. Në vitin 2007 u bë prap. Në vitin 2013. Në 2017 kur u bëra president.

 Nga 2013 e kishte Ministrinë e Brendshme, me Saimir Tahiri dhe kompani pse nuk e hapi këtë çështje. Floriri e dinë të gjithë është në Surrel. Floriri është tek 400 milionë eurot e inceneratorëve. Unë denoncimet e mia i bëj me emër me mbiemër dhe me numra llogarie“, tha Meta.

Meta nënvizoi se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa në bashkinë e Sarandës, sipas Metës, kandidati i PS do të dalë i treti.

“Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korcën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhëtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë”, theksoi Meta.

Të fundit