Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
"Limon i shtrydhur", Vokshi-socialistëve: Keni dy ditë që e sillni Beqajn me pranga në duar
Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi është shprehur se mandati i Komisionit nuk do të përfundojë pa u marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, Vilma Nushi dhe biznesmenët e tjerë të thirrur për të dëshmuar.
Vokshi deklaroi se ish-ministri Beqaj “po hidhet si limon i shtrydhur” për të kaluar koha dhe për të mos i dhënë mundësi Komisionit të marrë dëshminë e kreut të qeverisë dhe Vilma Nushit.
“Detyra e vetme që e keni është të mbroni Ramën dhe Vilma Nushin. Keni sytë e Ramës dhe i vetmi qëllim i juaj është të mos dëshmojë Rama dhe Vilma Nushi. E keni sjellë me pranga 2 ditë Ilir Beqaj, dy ditë show që ta hidhni si limon i shtrydhur, vetëm për të kaluar koha për të mos pasur kohë dhe për të mos i dhënë mundësi komisionit që të marrë dëshminë e Ramës, Vilma Nushit dhe të tjerëve. Nuk mbyllet ky Komision pa marrë dëshminë e tyre”, tha Albana Vokshi.