Flash News

Ditari i Opozitës

"Liria ka emër UÇK", Salianji homazhe në memorialin e Adem Jasharit: Sakrifica që kërkohet sot është ndalja e propagandës mashtruese

"Liria ka emër UÇK", Salianji homazhe në memorialin e
Foto Ilustruese

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar homazhe në memorialin e komandantit legjendar, Adem Jashari, në Prekaz.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa shkruan "Liria ka emër UÇK", Salianji thekson sesakrifica më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese.

Duke marrë shkas nga hetimet për drejtuesit politikë të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-deputeti shprehet se askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë.

Postimi i plotë:

Liria ka emër UÇK

Sot në Prekaz, në memorialin Adem Jashari. Bashkë me miq qê kanë luftuar për lirinë e kombit, familjarë të viktimave të genocidit serb, të denuar të regjimit pushtues serb!

Liria mban mbi supe gjakun dhe sakrificën e mijëra motrave dhe vëllezërve që dhanë gjithçka për kombin, për flamurin, për gjakun kuq e zi që rrjedh në venat e çdo shqiptari!

“Sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!

Askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë.

Të fundit