Flash News

Ditari i Opozitës

"Liria po humbet", Strazimiri: Ta refuzojmë këtë 'putinizëm' të veshur me petkun e NATO-s

"Liria po humbet", Strazimiri: Ta refuzojmë këtë

Deputeti i zgjedhur Partisë Demokratike, Genc Strazimiri akuzon qeverinë se po instalon një regjim autoritar të ngjashëm me atë të Vladimir Putinit. 

I ftuar në A2 CNN, ai shprehet se shoqëria shqiptare është dorëzuar, ndërsa vota është kthyer në mall që shitet për 50 euro.

“Ta refuzojmë këtë lloj putinizmi të veshur me petkun e NATO-s dhe të kthehemi të jemi njerëz të lirë. Është një shoqëri që për fat të keq është lodhur nga liria. E kishte lirinë, por nuk ishte e gatshme të sakrifikonte dhe luftonte për të. Kështu që gradualisht ajo edhe humbet,” u shpreh Strazimiri.

“Vota është blerë me minimalisht 50 euro. Nga zgjedhjet në zgjedhje çmimi për blerjen e votës ka rënë,” theksoi ai.

Në shënjestër të kritikave ishte edhe media shqiptare, të cilën Strazimiri e akuzon për autocensurë dhe bashkëpunim me pushtetin, në këmbim të favoreve financiare.

“Një pjesë e madhe e njerëzve dhe mediave janë dorëzuar. Janë dorëzuar dëshirës për të bërë biznes, për t’u pasuruar më shpejt, në mënyrë të dyshimtë, me një qeveri që këtë ta bën të mundur sepse ti je media dhe ke një pushtet në dorë, pikërisht për të heshtur për fenomenet që ndodhin,” shtoi ai.

 

Të fundit