Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i 3 policëve, Tabaku: Ballkani ka nevojë për dialog

Lirimi i 3 policëve, Tabaku: Ballkani ka nevojë për dialog

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për lirimin e tre policëve të Kosovës.

Në një reagim në Twitter, Tabaku theksoi se ata po mbaheshin në burg jashtë çdo logjike.

Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

 Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE.

I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes!”, shkruan Tabaku.

Të fundit