Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Alqi Bllakos, Boçi: Drejtësia çedon nga ndërhyrja politike

Lirimi i Alqi Bllakos, Boçi: Drejtësia çedon nga

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka komentuar lirimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako.

Në një intervistë në emisionin “Frontline” në “News24”, Boçi u shpreh se ishte një lajm i papritur dhe se sipas tij drejtësia në vend cedon për shkak të politikës.

“Ka qenë një lajm i papritur sepse gjatë kësaj kohe situata ka vluar dhe janë paraqitur më shumë fakte korruptive sa i përket aferës së inceneratorëve, si nga PD po ashtu edhe nga denoncime të bëra nga Partia e Lirisë", tha Boçi. 

Ai tha se Bllako mori edhe shpërblimin e pritur.

“Kemi thënë që dy autorët janë Rama vetë dhe sekretari i tij.”, tha ai duke shtuar: “Kënaqësia jonë nuk është që Bllako është të rrijë në burg, këta janë leva që janë përdorur , autorë janë të tjerë.

Derisa nuk ka folur Bllako ka marrë edhe shpërblimin e  tij. Aferat janë aty, asnjë incenerator nuk punon. Mënyra e vendosjes dhe impostimi i drejtësisë cedon sepse ka ndërhyrje dhe kontroll total politik”, tha ai. 

 

 

Të fundit