Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Alqi Bllakos, Meta: U urdhërua nga Rama, goditje fatale për sistemin e drejtësisë

Lirimi i Alqi Bllakos, Meta: U urdhërua nga Rama, goditje fatale për

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të një dite më parë të gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin e PS Alqi Bllako, nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se lirimi i Bllakos ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Lirimin e ish deputetit socialist, Meta e cilëson një goditje fatale për sistemin e drejtësisë.

“Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës, ashtu siç bën me amnistitë e tërthorta me oligarkët dhe ndërkohë fut në burg 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës për kotecin pa leje”, shkruan Meta.

Të fundit