Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Berishës, Korreshi: Duhet t’i ishte dhënë mundësia të merrte pjesë në seancat plenare

Lirimi i Berishës, Korreshi: Duhet t’i ishte dhënë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se me lirimin e kreut të PD, Sali Berisha më në fund kthehet haka tek i zoti.

Duke folur për Ora News, Korreshi tha se Berishës duhet t’i ishte dhënë mundësia që të merrte pjesë në seancat plenare.

Korreshi: Lajmin e mora nga rrjetet sociale, se jam ndjekës i rregullt për politikën. Më pas për punë minutash ka bërë xhiron në grupet tona. Ka qenë një lum mesazhe në grupet ku bëjmë pjesë. Më në fund kthehet haka tek i zoti. Erdhi momenti se nuk kishte ku shkonte më tej që Berishës t’i jepet ajo që i takon.

Nuk duhej që një 80-vjeçar të qëndronte aq gjatë në arrest dhe nuk ishte masa e parë, por ishte një masë e vendosur pasi Berisha nuk respektoi masën e parë. Berisha nuk e ka pranuar këtë akuzë të SPAK-ut dhe gjithçka zgjati në 11 muaj. Berishës duhet t’i ishte dhënë mundësia që të merrte pjesë në seancat plenare.

Të fundit