Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Bllakos/ Paloka: Vendimi u mor ditën e dorëzimit. A dëgjoi njeri Ramën e Yurin të akuzojnë drejtesinë?

Lirimi i Bllakos/ Paloka: Vendimi u mor ditën e dorëzimit. A

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka thotë se vendimi për të liruar ish-deputetin Alqi Bllako është marrë ditën që ai u dorëzua në polici. Kujtojmë që një ditë më parë, gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për Bllakon, i cili ishte në burg për çështjen e inceneratorëve.

Paloka shton se skema e Ramës është që të lirojë “ushtarët”, pasi të bëjnë pak muaj burg edhe të heshtin. Ai ndalet edhe te ambasadorja amerikane Yuri Kim, që sipas Palokës, flet me gjuhën e Ramës.

Paloka dënon heshtjen e ambasadores për këtë rast. Në reagimin e tij, deputeti ka një mesazh edhe për disa nga kolegët.

“Vendimi per te liruar Bllakon eshte marre diten qe ai eshte dorezuar. Pazari eshte i thjeshte, ai i perhershmi i Rames me ushtaret e tij te krimit e korrupsionit : na ka dale boja prandaj ti do besh pak burg dhe do heshtesh, une me drejtesine “e reformuar” do te te nxjer pas disa muajsh dhe te dy do vazhdojme te gezojme milionat dhe pushtetin .

Nderkohe , a i pa apo degjoi njeri kete here Ramen e Yurin te akuzojne drejtesine per kete vendim skandaloz ? Ata qe per cdo pergjegjesi te qeverise, e gjejne fajtorin tek drejtesia , dikur e pareformuar, (madje dhe per kullat “misterioze” ne mes te Tiranes , fajin e ka ish-drejtesia). Po per kete vendimin skandal te drejtesise “se reformuar” pse nuk foli askush ?!

Per fat te keq edhe ndonje nga keta koleget tane qe tani takohen me shume me Yurin se me ata qe i kane zgjedhur ( ne fakt me demokratet nuk takohen) nuk i ve me emrin e vertete ; “drejtesi e kapur” , po e quan “drejtesi e brishte”…Kujdes se keshtu e do Yuri...ashtu sic e do dhe Rama!”-tha Paloka.

Të fundit