Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i hapësirave publike, Tabaku: Qeverisja me aksione ka rritur informalitetin

Lirimi i hapësirave publike, Tabaku: Qeverisja me aksione ka rritur

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur për aksionin e qeverisë, për lirimin e hapësirave publike.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Tabaku u shpreh se një qeverisje e tillë me aksione, është një shkak për rritjen më të madhe të informalitetit.

Tabaku tha se qeveria ka tentuar që të tregojë forcën me biznesin e vogël.

“Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme. Jam kundër këtij tregimi forcë që shkon te biznesi në mes të sezonit turistik. E dimë që shteti është i fortë dhe ka çdo instrument në dorë. Pse duhet të bëhet kjo me biznesin e vogël? Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla. Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë “qoka” se ndërtimi”, tha ajo.

 

Të fundit